Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje, në 5 shkurt në zonën e Bathores në Tiranë.
Një shofer 40-vjeçar, duke ecur me automjet ka përplasur për vdekje një këmbësore 65-vjeçare me inicialet Sh.Sh.
Pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, gruaja ka vdekur në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.