Një këmbësor është goditur për vdekje pasditen e sotme në Han të Elezit.
Zëdhënësi i Policisë Kanun Veseli ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se viktima është një 65-vjeçar.
“Në ora 17:40 në Han të Elezit, afër qendrës tregtare Elkos ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve me targa vendore dhe një këmbësori. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen një person rreth 65 vjeçar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit. Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton këtë rast. Për informata tjera do të njoftoheni më pas”, tha ai.