Policia ka goditur një rast të trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në kuadër të operacionit të koduar Barriera u sekuestruan 12 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në zonën e Fresk.Në pranga u vu shtetasi Dugagjin Berisha, 27 vjeç, banues në Kosovë.
“Gjatë operacionit në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar dhe kanë ndërhyrë duke e ndaluar atë.Gjatë kontrollit të automjetit tip “Volswagen” me drejtues 27-vjeçarin, konkretisht nën kofanon e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta Glock me municion luftarak.
Po në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar dhe dy pistoleta të tjera Glock, gjithsej 12 pistoleta.