Një 27-vjeçar është vënë në pranga në Sarandë, pasi akuzohet se ka goditur me grushte një punonjës policie për shkak të detyrës.
Policia njofton se në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja e shtetasit A. R., 27 vjeç, banues në Sarandë, dhe ndalimi i tij në bazë të urdhrit të prokurorit, shkruan Euronews.al.
27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më 17 korrik 2026 ka goditur me grushte shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës, për shkak të detyrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.