Një person në Prizren është arrestuar pasi që i njëjti ka goditur me thikë një femër, dhe ka grabitur një shumë të parave.
Rasti ka ndodhur në një lokal në qytetin e Prizrenit.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“GRABITJE – Prizren 08.10.2023 – 14:00. Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parashë dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj.