Goditi për vdekje punëtorin e pastrimit të rrugëve, arrestohet shoferi

Prishtinë | 01 Gus 2023 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar shoferi i veturës që dyshohet se la të vdekur në një aksident punëtorin e pastrimit të rrugëve, të hënën në autostradën “Tiranë-Durrës”.

I dyshuari kishte ikur nga vendngjarja, pasi përplasi me veturë viktimën, raporton Euroneës.al.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A.Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh.A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital”, njofton policia shqiptare.

Të ngjashme