Gol dhe sherr, Kasami i bën në ballafaqimin me Zurichun

Prishtinë | 05 Nën 2017 | 11:28 | Nga

Ish-ndihmës trajneri i kombëtares shqiptare u shkarkua nga pozita e trajnerit të Sionit.

Por edhe pas largimit të Paolo Tramezzanit, Sioni nuk ka arritur të rrëmbej tre pikët e para të plota.

Sion ka barazuar para shikuesve të vetë kundër Zurichut me rezultat 1-1, ku protagonist sërish është bërë një shqiptar.

Pajtim Kasami, mesfushori me origjinë nga Gostivari, realizoi në minutën e 81-të, duke barazuar rezultatin pas golit të Rodriguezit.

Në minutën e 94-t të takimit ndodhi edhe një incident mes shqiptarit dhe trajnerit të ekipit kundërshtar, Uli Fortes.

Theksojmë se Ermir Lenjani u aktivizua si titullar ndërsa Burim Kukeli ishte në stol, pasi sapo është rikthyer nga lëndimi.

https://youtu.be/rP1FMfG-8TU

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme