Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, në seancën e kuvendit deri sa po diskutohet për tekstet shkollore ka thënë se kërkesa e opozitës është e mjegullt në kuptimin e përgjegjësisë dhe procesit të teksteve shkollore.
“Inflacioni ka prekur kërkesat buxhetore të komisioneve hetimore, po shoh që ka një disproporcionalitet . Një nga opsionet e mundshme është furnizimi me tekste shkollore të nxënësve, kërkesa e opozitës është e mjegullt në kuptimin e përgjegjësisë dhe procesit të teksteve shkollore. Prokurimi nuk ka të bëjë me tekste shkollore sepse është i ndarë, janë kriteret dhe procedurat e qarta ku aplikojmë shtëpitë botuesve. Mënyra se si shpreh me një. gjuhë duke thënë se ka dështuar, më pastaj bën pyetje a janë furnizuar nxënësit me tekste, këtu ka paragjykim. Nëse është fjala trajtim me urgjencë ky proces ka kaluar në shtator, sa i përket pasaktësive më duhet të përmend se nuk është e vërtetë se nxënësit e klasës së 6,7,8 nuk kanë pranuar librat, ekziston një praktikë për marrjen e teksteve shkollore. Është arritur ngritja e cilësisë së teksteve shkollore, ka konkurrencë, tekstet alternative kanë krijuar mundësi që mësimdhënësit me zgjedh”.
Ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi është shprehur se qindra mijëra orë janë humbur dhe sipas saj nuk mund të llogariten me euro sepse s’ ka formulë që mundet me i llogaritë.
“Nisja e vonshme e vitit shkollor, nuk ka ndodh në asnjë qeveri paraprake. Qindra mijëra orë janë humbur nuk mund të llogariten me euro, s’ ka formulë që mund me i llogarit ju e keni bërë këtë duke u thirrur në buxhet. LDK mbështet themelimin e komisionit që ju ministre të jepni llogari. Nëse ju nuk pranoni që ky komision të mos formohet kjo do të thotë se ju keni i gabuar siç keni shkelur kushtetutën më parë. Ministre, sipas një studimi të organizatës ETEA 76% e tyre kanë deklaruar se nxënësit si kanë librat. Ky studim është bërë me nisjen e vitit 2023-24. Vetëm 48% e nxënësve i kanë librat shkollorë, vetëm një muaj pas fillimit të vitit shkollor vetëm 16.6% nxënësit fillor kishin librat. 54.5% të nxënësve kanë thënë se nuk po arrijnë të zhvillojnë me rregull procesin mësimor duke mos pasur mundësi mbushjen e plan programit të tyre deri më tani nuk kemi një pasqyrë se çka ka ndodhur. Shumë komuna nuk kanë as librari, i bëjmë thirrje prokurorisë të nis hetimet”, ka thënë Dumoshi.