Nënkryetari i parë i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidimin e Feride Rushitit për presidente, raporton Ekonomia Online.
“Jo, për besë unë mendoj dhe besoj që figura e Ferides është e pakontestueshme në kuptimin e kredibilitetit dhe integritetit. Ajo ka një bagazh të jashtëzakonshëm profesional dhe ka mbrojtur kauza tejet fisnike, përfshirë të drejtën e luftës sonë. Nëse edhe në këtë figurë opozita gjen ‘shibla’, siç thotë populli, atëherë me të vërtetë nuk di çfarë zgjidhjeje tjetër mund të ofrojmë, përpos rrezikut që të futemi në një spirale të re krizash, të cilat e vështirësojnë funksionimin institucional në kapacitet të plotë. Ndryshe, qeveria vazhdon të funksionojë”, tha Gola.