Ka përfunduar java e 16-të në elitën e futbollit kosovar me disa rezultate befasuese.
Përveç ndryshimeve në tabelë, ndryshime ka pasur edhe në listën e golashënuesve, por jo në pozitën e parë.
Ylli i Ballkanit, Blendi Baftiu vazhdon të kryesojë këtë listë me 10 gola të shënuar pas 16 xhirove, shkruan Gazeta Sheshi.
Në pozitën e dytë ndodhet anëtari i Gjilanit, Gerhard Progni me tetë ndërsa Arb Manaj është i treti me shtatë gola.
Plot pesë lojtarë kanë shënuar nga gjashtë gola deri më tani dhe ata janë, Harmon, Busic, Fiton Hajdari, Betim Haxhimusa dhe Ahmed Jonuzi.
Ndërkohë listën e top 10 shënuesve në Superligë e përmbyllin dyshja e Feronikelit, Jean Carioca dhe Mendurim Hoti me nga pesë gola. /Telegrafi/