Ka përfunduar edhe java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar.
Prishtina vazhdon të mbetet lidere dhe ndër favoritët kryesorë për ta fituar titullin e kampionit.
Pas gjashtë javëve në elitë, janë dy futbollistë që kryesojnë listën e golashënuesve më të mirë në ligë.
Me het-trikun e shënuar dje ndaj Ferizajit, sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj ka dale në pozitën e parë me pesë gola së bashku me Qemail Elshanin e Besës.
Ndërkohë Shkëmbim Salihu mbetet në vendin e tretë me katër gola që i shënoi në javën e parë.
5 gola
Qemail Elshani (Besa), Granit Arifaj (Drenica)
Shkumbim Salihu (Ferizaj)
3 gola
Isa Eminhaziri, Betim Haxhimusa (Gjilani), Behar Maliqi (Feronikeli), Hasan Hyseni (Trepça), John John (Trepça ’89), Xhevdet Shabani (Besa)
2 gola
Florent Hasani, Shpëtim Idrizi, Fiton Hajdari (Trepça ’89), Berat Hyseni, Egzon Sinani, Florim Bërbatovci (Llapi), Liridon Fetahaj, Visar Berisha, Blendi Memaj (Liria), Mendurim Hoti, Blerand Kurtishaj (Feronikeli), Ahmed Januzi, Endrit Krasniqi (Prishtina).