Edhe një këngë e re do të vjen në estradën muzikore shqiptare, ku do të kemi një bashkëpunim të ri.
Gold Ag është këngëtari që kohët e fundit po realizon bashkëpunime të njëpasnjëshme, të cilat rezultuan të suksesshme.
E një të tillë, reperi do ta realizoj edhe me këngëtarin e njohur gjakovar, Shkelzen Jetishin, i njohur më mirë si Xeni.
Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes llogarisë personale në Facebook teksa ka dhënë edhe detaje rreth këngës.
“Jam Gjakova”, titullohet projekti i parë i përbashkët i dyshes, i cili do të shoqërohet edhe me një video të veçantë.
“Tekstin e muzikës e kam bërë unë, orkestrimi i Rrahman Kryeziut dhe videoklipi nga IMAGINE”, ka shkruar ndër të tjerash Gold Ag.
Ndryshe, reperi kohë më parë ka realizuar duete të tilla, si me Shyrete Behlulin e Ismet Bexhetin.
https://www.facebook.com/GoldAG.Legend/photos/a.534560769935908/2047390495319587/?type=3&theater