Një vrasje e rëndë ndodhi të premten mbrëma në qytetin e Ferizajt.
Pa shenja jete nga të shtënat me armë mbeti 30 vjeçari Gazmend Hyseni.
E i dyshuar për vrasjen e tij është Qëndrim Januzi, i njohur ndryshe si vëllau i reperit Buta.
Arsyeja që çoi deri tek vrasja dyshohet se erdhi si pasojë e djegies së veturës së Butës nga Strella, e cila kishte vlerën e mbi 70 mijë euro.
Lidhur me rastin pati reagime të shumta në media nga fytyra publike.
Rep-artisti Gold Ag ishte i ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohej për korrelacionin mes muzikës rep, vrasjeve si dhe dhunës.
Ai ndër tjerash tha se nuk do ta kishte besuar se në Kosovë mund të ndodhin vrasje për shkak të muzikës
“Në Kosovë vrasje për shkak të repit nuk ka pasur, por vetëm rrahje…Nuk do të kisha besuar se në Kosovë mund të ndodhin vrasje për shkak të muzikës. Ne nuk mund të shkojmë deri në atë masë sa të vritemi për shkak të një fjalë të një kënge”, deklaroi ai.