Ashtu siç kishte paralajmëruar, Gold AG, ka lansuar një nga projektet e reja muzikore.
“Sofra e nanës” titullohet kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Arian Agushi (emri i vërtetë) në këtë projekt ka trajtuar një nga temat më prekëse – atë të kurbetqarëve, duke marrë parasysh sakrificat e tyre jashtë vendlindjes.
Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vet artisti, ndërsa orkestrimin e ka bërë kompozitori Florent Boshnjaku.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit ‘MProduction’.
Gold AG vjen me një paraqitje të mirë në klip dhe tashmë këngën e gjeni të disponueshme në kanalin YouTube.