Gold AG publikon këtë foto me djalin e Halil Kastratit

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Gold AG e ka një miqësi të afërt me humanistin Halil Kastrati, po ashtu edhe me djalin e tij.

Reperi Arian Agushi, Gold AG, gjatë ditës së sotme e ka publikuar një foto me Halil Kastratin për të cilin i ka thënë disa fjalë zemre, shkruan lajmi.net.

Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati i ftuar mbrëmë në emisionin “Oxygen”, dhuroi edhe një banesë për nevojtarët dhe kjo e bëri të ndihet mirë edhe Goldin.

“O lum na për ty Halil Kastrati. Ku mos me dasht bre”, ka shkruar reperi pranë fotos.

E pas kësaj ai e ka publikuar një foto me djalin e Kastratit pranë të cilës po i lutet Zotit që ta shërojë.

Uvejs Halil Kastrati ❤️ Zot shëroje ??

Posted by Arian Agushi on Sunday, January 20, 2019

Të ngjashme