Gold AG vjen me dy këngë të reja në nëntor, njërën ia dedikon të birit Guerilit

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka nisur punën prej kohësh për disa projekte muzikore.

Ai së fundmi ka paralajmëruar se në muajin nëntor do të sjellë dy këngë, njërën prej të cilëve ia ka dedikuar të birit.

Kjo pasi ky i fundit erdhi në jetë saktësisht më 28 nëntor të vitit 2020, gjersa në këtë ditë shënohet edhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në nëntor me dy projekte: 1. Ushtar Kavaja dhe 2. Gueril”, ka shkruar artisti në postimin e hedhur në InstaStory.

Edhe këtë herë në projektet që do të sjellë nuk do mungojnë elementet dhe motivet kombëtare.

E fundit këngë e lansuar nga Arian Agushi (emri i vërtetë) mbetet “Kuksi” që e solli disa javë më parë.

Edhe kjo prurje e tij u mirëprit dhe mblodhi mijëra klikime në platformën YouTube.

Të ngjashme