Këngëtari shqiptar me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Arian Agushi i njohur me emrin artistik “Gold AG” ka bërë të ditur se pasi ka arritur pak pas mesnate në Athinë, është ndaluar nga policia e Greqisë dhe e kanë mbajtur të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.
Ai pretendon se arsyeja e vetme janë këngët e tij dhe thotë se ia kanë ndaluar hyrjen në Greqi.
Gold AG iu ka kërkuar falje fansave të tij meqë koncertet e parapara për sot dhe nesër janë anuluar.
Ndërkohë këngëtari preshevar ka pasur edhe mesazh për ata “që e kanë spiunuar”.
Njoftimi i plotë:
Lajmërim për shqiptarët në Greqi
Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se …
S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR 🇦🇱❤️