Kompania “Frutex” nga Suhareka, e cila merret me përpunimin e pijeve energjike, po vazhdon eksportin në mbarë botën.
Këtë e ka bërë të ditur pronari i kësaj kompanie Shaqir Palushi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili ka thënë se eksporti i radhës është për shtetin e Kuvajtit.
“Eksportet e Golden Eagle nëpër botë vazhdojnë, eksporti i radhës është për Kuwajt”, ka shkruar ai.