Goli i Armend Thaqit zgjidhet më i miri i javës në Ligën e Konferencës

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Ballkani dje arriti fitoren e parë historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke e mundur Sivassporin me rezultatin 3:4.

Kjo fitore, i dërgoi ata në vendin e parë në grup me katër pikë, aq sa kanë edhe tri ekipet e tjera të grupit.

Golin e parë për suharekasit mbrëmë e shënoi Armend Thaqi, shkruan Gazeta Express.

Thaqi shënoi nga distanca një gol të bukur, e që nga Liga e Konferencës është zgjedhur si më i miri i javës.

Të ngjashme