Goli i Zeqirit nuk mjafton, Dortmundi mposht Augsburgun

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmund lë pas humbjen e një jave më parë në transfertën ndaj M’Gladbach, teksa ia ka dalë të triumfojë me shifrat 2-1 në “Signal Iduna Park” përballë Augsburgut.

Në mungesë të bomberit Erling Haaland, ishte mbrojtësi portugez Raphael Guerreiro që zhbllokoi sfidën në minutën e 10’, megjithatë miqtë rikthyen baraspeshën në të 35-ën me sulmuesin me origjinë nga Kosova, Andi Zeqiri.

Golin me vlerë 3-pikëshe e shënoi Julian Brandt në minutën e 51-të, ndërsa më pas verdhezinjtë patën edhe disa mundësi të tjera shënimi, por fati dhe gabimi në konkretizim, u mohuan goleadën.

Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë. 

Të ngjashme