Selena Gomez ka marrë një vendim të rëndësishëm në karrierën artistike. Këngëtarja ka vendosur të shkëputet prej botës së hollivudit.
Kështu së paku kanë thënë burimet e afërta me bukuroshen, duke u arsyetuar se asgjë në jetën e saj nuk po shkon siç duhet.
Që pas transplantit të veshkës, Selena ka kaluar shumë situata të vështira në jetën e saj, për një pjesë të së cilës është përgjegjëse fama dhe të qenit në qendër të vëmendjes.
Bashkimi dhe ndarja me Justin Bieberin është ende e freskët dhe komentohet vazhdimisht në media.
Ndërsa, edhe babai i një adoleshenteje të vetëvrarë akuzoi publikisht Gomez se kjo fatkeqësi ndodhi menjëherë pasi vajza e tij kishte përfunduar së shikuari sezonin e dytë të “13 Reasons Why”, serial në të cilin luan Gomez.
25-vjeçarja Gomez ka nxjerrë në shitje villën në Los Angeles dhe pas disa javësh pushimi do të shpërngulet përfundimisht në shtetin amerikan të Texasit.
Ndryshe, këngëtarja kishte paralajmëruar disa koncerte dhe këngë, gjë që nuk dihet nëse do t’i realizojë.