Google nuk do të lejojë më fushatat politike t’i targetojne njerëzit me reklama bazuar në prirjet e tyre të supozuara politike.
Ata që bëjnë fushatat politike gjithashtu nuk do të jenë në gjendje të përputhin bazën e të dhënave të tyre të votuesve të ardhshëm me bazën e përdoruesve të Google, për të synuar individët nëpër platforma të tilla si YouTube dhe Google Search.
Megjithatë do të jenë ende në gjendje të targetohen njerëzit bazuar në moshën, gjininë dhe vendndodhjen.
Google shtoi se gjithashtu do të ndërmarrë veprime për deklarata mashtruese të dukshme në reklama, duke e vendosur atë në kundërshtim me Facebook.
Mark Zuckerberg tha që rrjeti i tij social nuk do të kontrollonte faktet nga reklamat e kandidatëve politikë ose fushatat e tyre.
Twitter, ndërkohë, tha që do t’i ndalonte tërësisht reklamat politike.
Politika e re e Google e vendos atë diku në mes, duke sugjeruar një qasje të qetë, ku do të ndërmerren veprime vetëm tek rastet ku dezinformatat vërehen qartë.