Google pezullon biznesin me Huawein

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti i kërkimit online Google ka suspenduar disa aktivitete të biznesit me Huawein që kërkon transferimin e pajisjeve, softuerëve dhe shërbimeve teknike përveç atyre që janë me kod të hapur.

Sipas Reuters, kjo është një goditje ndaj kompanisë kineze të teknologjisë që kur qeveria amerikane e kishte vendosur në listën e zezë.

Megjithatë, përdoruesit aktual të Huaweit me aplikacionet e Google do të vazhdojnë të jenë në gjendje të përdorin dhe të shkarkojnë përditësimet e aplikacioneve të siguruara nga kompania.

“Për përdoruesit e shërbimeve tona, Google Play dhe Google Play Protect do të vazhdojnë të funksionojnë në pajisjet ekzistuese Huawei”, tha një zëdhënës i Google, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump të enjten e kaluar e vendosi Huawei Technologies Co Ltd në listën e zezë tregtare, duke zbatuar menjëherë kufizime që do ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për kompaninë të bëjë biznes me homologët amerikanë. 


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme