Apple bën profit të madh me produktet e saj si iPhone, ndërkohë që tani del se edhe Google po bën të njëjtën gjë me pajisjet e reja, Pixel dhe Pixel XL.
Sipas HIS, Google Pixel kushton 285.75 dollarë për t’u prodhuar, përfshirë këtu shpenzimet e prodhimit dhe shpenzimet për materialin. Ndërkohë, Pixel ka një vlerë prej 769 dollarëve në treg.
“Shpenzimet e materialit për një Google Pixel XL me 32GB kushtojnë 278 dollarë, sipas llogaritjeve të kompanisë IHS Markit, liderit botëror të informacioneve kritike dhe analizave.” – deklaron Andrew Rassweiler, drejtor senior në këtë kompani.
“Fatura totale e shpenzimeve materiale për një Google Pixel XL është e përafërt me ato të konkurrentëve tjerë pasi që baza e ofertës dhe specifikat janë të ngjashme nga telefoni në telefon, pavarësisht a është një iPhone, një Pixel apo një telefon i linjës Galaxy”, shton Rassweiler.