Gorani: Nëse VV s’i merr 50 përqind në zgjedhje lokale, do të kërkohen zgjedhjet qendrore

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Dukagjin Gorani, vlerëson se Prishtina do të shkojë në balotazh në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Pas kësaj ai është shprehur se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta marrë numrin e votave të arritur më 14 shkurt 2021, atëherë vendi mund të shkojë në zgjedhje qendrore, njofton klankosova.tv.

“Prishtina qe sa kohë është vend që shkohet në balotazh dhe gjasat janë që balotazhi të jetë produkt i një ndërdinamike partiake që reflektohet në elektorat. Ajo që vërej që do të jenë zgjedhjet lokale të përjetuara në mënyrën më kritike deri më sot”.

“Mobilizimi për zgjedhje 3 muaj para se të nisë fushata… e dimë se këto përjetohen si test i popullaritetit të partive në nivel nacional. Nëse VV nuk i merr 50.28 përqind të votave mendoj që pas këtyre zgjedhjeve do të kërkohen zgjedhjet nacionale”.

Të ngjashme