Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se ka dëgjuar se është dhënë një ultimatum që deri më 31 maj, institucionet e Kosovës duhet të mobilizohen për gjetjen e një zgjedhjeje për procesin e dialogut.
Gorani tha se kjo nuk është e verifikuar, mirëpo qasja e ngurtë dhe e rezervuar e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në komunikim publik, krijon mundësinë e spekulimeve.
“Qasje shumë e ngurtë dhe e rezervume në komunikim publik po na bën dëm të gjithëve, është po ashtu edhe shkaktare e shumë spekulimeve, se kur nuk dihet saktë për cka bohet fjalë për cka është fol atëherë opinioni publik gjithmonë e merr të drejtën e supozimit dhe spekulimit deri në atë masë sa që sot niva që në një mënyrë është e paverifikume, është jep një ultimatum që deri me 31 maj institucionet e Kosovës ish desht me u mobilizu për një zgjedhje gjatë procesit të dialogut”
“Nëse deri në fund të majit nuk arrihet atëherë duhet me shiku alternativa, që mundet me nënkuptu gjithcka, mundet më nënkuptu edhe zgjedhje të reja”, tha Gorani.
Tutje ai shtoi se këto spekulime, qeveria duhet t’i evitojë duke pasur një qasje më konstruktive dhe më të dozuar të informacioneve që janë me interes publik.
“Këto spekulime, pikërisht qeveria duhet me i evitu duke e pas një qasje më konstruktive dhe më të dozuar të informacioneve meqenëse janë në interes publik. Njerëzit kanë të drejtë me kushtetutë me ditë cka është t’u fol për një çështje kaq të rëndësishme sic është procesi politik me Serbinë”.