Skuadra italiane, Inter Milan, është e interesuar që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit gjerman, Mario Gotze.
Beppe Marotta dhe Antonio Conte kanë treguar interesim në futbollistin 27 vjeçar të cilit pritet t’i skadojë kontrata me Borussia Dortmund në fund të sezonit, shkruan Goal.
Skuadra italiane dëshiron që ta përvetësojë futbollistin në fjalë nëpërmjet një transferimi të lirë.