GP i AAK-së pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, së bashku me Kryetaren e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, deputeten Albena Reshitaj dhe Nënkryetarin për Buxhet dhe Transfere deputetin Gazmend Abrashi, pritën në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë-Përfaqësuesin e Posaçëm, ambasadorin Tomáš Szunyog.


Gjatë takimit u diskutua për çështjet që ndërlidhen me agjendën evropiane, të gjeturat e Raportit të Progresit, rolin e Kuvendit të Kosovës në implementimin e ligjeve dhe angazhimin e deputetëve në mbikqyrjen e Qeverisë për sektorin e sundimit të ligjit dhe procesin legjislativ, liberalizimin e vizave dhe për projektet kapitale që po gjejnë mbështetje nga BE-ja, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Zyrës së BE-së dhe grupit parlamentar të AAK-së.


Në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u zotua që do të jenë të hapur dhe bashkëpunues ndaj rolit të BE-së dhe ambasadorit Tomáš Szunyog.

Të ngjashme