Grabitën dyqane dhe pompa të benzinës, dy kosovarë dëbohen për 15 vjet nga Zvicra

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Të enjten dy kosovarë janë shpallur fajtorë për grabitje.

Gjykata Qarkut në Laufenberg, të Aargau ka shpallur aktvendimin ndaj tyre.

Njëri nga ta u dënua me shtatë vjet burgim dhe me dërbim për 15 vjet nga Zvicra, kurse i dyti me 5 vjet e gjashtë muaj burgim dhe po ashtu me dërbim prej 15 vjetësh.

Ndërkaq i akuzuari i tretë nga Bosnja u dënua me 18 muaj burg, gjysma e të cilave me kusht si dhe me gjobë me kusht prej 9 mijë e 600 frangash, mbi 9300 euro.

Ai gjithashtu duhet të paguajë edhe një gjobë prej 3 mijë frangash.

Ata ishin akuzuar që në grup të organizuar së bashku edhe me një boshnjak kishin grabitur kryesisht pompa të benzinës.

Në aktakuzë përshkruhen grabitjet ishin kryer në shtator dhe nëntor të vitit 2019.

Njëra nga grabitjet ishte kryer në vendin e quajtur Frick.

Në aktakuzë thuhet se i dyshuari kryesor, njëri nga dy të akuzuarit kosovarë, e kishte planifikuar grabitjen dhe kishte drejtuar veturën e arratisjes, e cila ishte e pajisur me targa të vjedhura.

Një bashkëpunëtor i maskuar më pas ka kërcënuar një punonjës me një armë që dukej si e vërtetë, shkruan Aargauer Zeitung përcjell Klankosova.tv

Por, për shkak se punonjësi kishte bërtitur për ndihmë dy grabitësit qenë detyruar të largoheshin pa marrë asgjë.

Një grabitje e bërë në një dyqan karburanti në Gebenstorf në nëntor 2019 ishte kryer ngjashëm sikur ajo e shtatorit.

Kosovari dhe bashkëpunëtori i tij, të maskuar me çorape të zeza, hynë në dyqan pak para orës 4 të mëngjesit. I dyshuari kishte një çekiq të madh dhe bashkëpunëtori i tij një pistoletë.

Ky i fundit në aktakuzë thuhet se e ka kërcënuar një punonjëse, e ka kapur për flokësh dhe e ka rrëzuar në tokë.

Ata të dy i kanë kërkuar asaj të hapte arkën dhe më pas kasafortën.

Pas pak momentesh aty kishte arritur një tjetër punonjës i pikës së karburantit duke e parë grabitjen që po ndodhte.

Situata u bë shumë e pasigurt për dy të dyshuarit.

Kështu ata ishin larguar me 5 mijë franga të grabitura (mbi 4 mijë e 800 euro).

I dyshuari kryesor nga Kosova, akuzohet se ka kryer vjedhje në vlerë prej 750 mijë frangash, mbi 727 mijë euro.

Të ngjashme