Një femër ka raportuar se deri sa ka qenë në vendin e punës duke punuar në arkë në një market, kishin hyrë dy persona të dyshuar, njëri prej tyre nën kërcenim të armës nga arka kishte grabitur para.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë. Lidhur me rastin pas reagimit të shpejtë dhe profesional të hetuesve policor dy të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.