Policia e Kosovës (PK) ka dhënë detaje për grabitjen në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), ku një person u arrestua dhe iu sekuestruan 5 mijë e 810 euro.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se grabitja ka ndodhur të premten, rreth orës 13:39, në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
“Është raportuar për një grabitje në një bankë, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Pas një pune operative është arritur të identifikohet dhe arrestohet njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar pesë mijë e tetëqind e dhjetë (5,810) € të cilat dyshohet se janë grabitur në bankë dhe të njëjtat mjete janë kthyer tek zyrtarët e bankës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.