Arrest me burg vendosi sot gjykata e Vlorës për 4 ushtarakët të cilët akuzohen se janë të përfshirë në vjedhjen e materialeve ushtarake në bazën e Pashalimanit.
Gjatë seancës së mbajtur mëngjesin e sotëm Ardit Ramaj, Lesko Ramosaço, Edlir Nelaj dhe Ervis Memsullaj janë lënë në burg si të akuzuar për shpërdorim detyre.
Ditën e premte u zbulua se baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë ra pre e një grabitje.
Në të u vodhën tre armë automatike, por edhe granata.
Ndërsa ushtari ishte roje nuk ndodhej në vendin e punës.