Grabitje e armatosur në filialin e BKT-së në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

| 01 Pri 2022 | 09:57 | Nga

Një filial i Bankës Kombëtare Tregtare në Prishtinë është grabitur mëngjesin e sotëm.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme