Dy punëtorë të derivateve në Stanovc të Epërm të Vushtrrisë, janë ankuar në polici se tre persona të maskuar nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur pazarin ditor dhe kuletën.
Ankuesit thanë se të dyshuarit pas grabitjes janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur.
Pas policia i identifikoi dy të dyshuar, njërin nga ta e arrestoi, dhe me vendim të prokurorit e dërgoi në mbajtje.
Ndërsa i dyshuari i dytë i identifikuar nuk është hasur në shtëpi, dhe rasti është duke u hetuar, tha policia.