Grabitje në shtëpinë e Kim Kardashian, hajduti vjedh një makinë – më pas arrestohet nga policia

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Një hajdut është arrestuar pasi dyshohet se hyri në shtëpinë e Kim Kardashian në Hidden Hills dhe vodhi një makinë, të cilën më pas e përdori për të bërë xhiro nëpër lagje.

Policia mbërriti në rezidencën e Kardashian, me vlerë mbi 51 milionë euro, pas një telefonate për një person që kishte hyrë në pronë dhe po merrte sende.

Policët gjetën dhe arrestuan një të dyshuar, i cili përballet me akuza për vjedhje të banesës dhe vjedhje automjeti.

Sipas një burimi pranë Kardashian, makina i përkiste një prej punonjësve të saj.

Policia ka bërë të ditur se hetimi është ende në fazat e para.

Në momentin e incidentit, Kardashian dhe fëmijët e saj nuk ndodheshin në rezidencë, pasi prej disa muajsh jetojnë në një shtëpi me qira aty pranë, ndërsa vila po rinovohet.

Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, e blenë pronën në vitin 2014 për rreth 17 milionë euro dhe kryen rinovime të mëdha para se të zhvendoseshin aty në vitin 2017.

Të ngjashme