Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se Teatri dhe filmi i Kosovës, do ta ndjejnë mungesën e aktorit të njohur Hadi Shehut.
Në një status të publikuar në rrjetin social facebook, duke dedikuar një lamtumirë, ai tha se Interpretimet e Hadiut inspiruan dashurinë ndaj artit e të bukurës në përgjithësi.
Për më shumë ja statusi i plotë:
”Hadi Shehu, njeriu, artisti i shkëlqyer, ai që një jetë të tërë ia kushtoj artit skenik.
Interpretimet e Hadiut inspiruan dashurinë ndaj artit, të bukurës në përgjithësi, posaçërisht ndjenjën e atdhedashurisë tek shqiptarët në kohërat më kritike për vendin.
Teatri e filmi i Kosovës do ta ndjejnë mungesën e tij.
Lamtumirë, Hadi Shehu!.