Grabovci ndihet i fyer nga pyetjet e prokurorit për kurdisje të tenderëve

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 12:02 | Nga Foto Arkiv

Në seancën gjyqësore ku po akuzohet Fatmir Limaj lidhur me tenderët për rrugë gjatë kohës kur ishte ministër, rasti i njohur si MTPT, Adem Grabovci në cilësinë e dëshmitarit ka thënë se po ndihet i fyer nga disa pyetje të prokurorit rreth një komunikimi mes shefit të kabinetit të Limajt, Endrit Shalës dhe biznesmenit Florim Zuka, ku po bëhet fjalë për një ujdi për tender që sipas prokurorit, i fundit kishte deklaruar se do t’i shpërblente edhe zyrtarët e MTPT’së nëse arrihej marrëveshja.

Deputeti Adem Grabovcvi i ftuar në Gjykatë si dëshmitar në rastin e njohur si MTPT, ndaj ish ministrit Fatmir Limaj dhe të akuzuarve të tjerë, tha se nuk është rrugaç e as spiun që t’i përgjoheshin bisedat e të tjerëve, raporton Gazeta Express nga seanca gjyqësore.

“Po ndjehem i fyer me pyetjet që po bëhen”, i tha Grabovci gjyqtares, pas pyetjeve të prokurorit.

“Nuk ka qenë detyrë e imja të vëzhgojë. Nuk kam qenë spiun”, tha tutje ish-zëvendësministri i MTPT, Adem Grabovci, që po dëshmon për të dytën ditë para trupit gjykues të EULEX’it, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Mbrojtja e të akuzuarve ka kërkuar që prokurori të mos vazhdojë me pyetje të tilla.

Megjithatë, prokurori ka vazhduar me pyetje të ngjashme, nëse Grabovci ka dëgjuar për ujdi të ndryshme dhe përfituese mes biznesmenit Zuka dhe Endrit Shalës – shefit të kabinetit të ish-ministrit Limaj, i akuzuar po ashtu për tastin MTPT.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme