Është arrestuar një burrë në Graçanicë, pasi i njëjti dyshohet se e kishte shqetësuar një grua, duke e kapur me forcë dhe duke e shtyrë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar e kishte shqetësuar duke e kapur me forcë dhe e kishte shtyrë. Ankuesja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.