Gracka e rusëve, Hamiti: U dëshmua se Kurti është i pazoti për kryeministër, biseda ishte skandaloze

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar rënien e kryeministrit Albin Kurti në grackën e dy komedianëve rusë, duke menduar se po fliste me presidentin e Letonisë.

Ai ka bërë me dije se kjo bisedë e ka vërtetuar paaftësinë e Kurtit për të qenë kryeministër i Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se biseda e Kurtit me komedianët rusë ishte skandaloze.Biseda që e bëri Albin Kurti me njeriun që e mendonte President të Letonisë e dëshmon atë që e kemi ditur, dhe na e ka dëshmuar vetë Kurti përherë, se është i pazoti për këtë punë: për detyrën e Kryeministrit të Kosovës. Biseda ishte skandaloze. Gjithëkush i ka faj Kurtit: opozita, mediat, oligarkët, amerikanët. Kjo bisedë është ilustrative për nivelin e mjerueshëm të përfaqësimit të Kosovës në këto vite. Për padijen e vet kë do ta fajësojë Albin Kurti? Ndoshta regjimin e vjetër”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme