Gramos Hashani emërohet Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka përzgjedhur Gramos Hashanin në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv, pas një procesi të hapur dhe konkurrues, të zhvilluar në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Hashani vjen me përgatitje të lartë akademike dhe profesionale në fushën e ekonomisë, financave dhe auditimit, me përvojë të gjerë në sektorin energjetik dhe financiar, si në Kosovë ashtu edhe në SHBA.

Nga KEK-u është vlerësuar se ekspertiza e tij në menaxhimin strategjik financiar dhe qeverisjen korporative pritet të kontribuojë në forcimin e performancës dhe avancimin e zhvillimit strategjik të korporatës.

Të ngjashme