Një mjet shpërthyes, i dyshuar të jetë granatë dore, është gjetur sot në Mitrovicë të Veriut gjatë punimeve rrugore të një kompanie të kontraktuar nga komuna.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ai bëri të ditur se njësitet e specializuara policore kanë ndërhyrë dhe e kanë larguar mjetin pa incidente.