Skuadra e Bayer Leverkusenit është duke pasur sukses të jashtëzakonshëm gjatë këtij sezoni. Ata janë shpallur kampion në Bundesliga për këtë sezon dhe janë në luftë për dy tituj tjerë, përfshi, UEFA Europa League dhe DFB Pokal.
Drejtori sportiv, Simon Rolfes tregon se kush ishte transferimi më i mirë i Xabi Alonsot gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.
Sipas Rolfes, Granit Xhaka ishte transferimi kryesor që çoi te suksesi i klubit gjerman.
“Transferimi më me ndikim? Në pozicion kyç ishte Granit Xhaka, si numri gjashtë. Ky numër është zemra e lojës, ai po dominon ritmin. Është pozicioni strategjik, sa në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kjo pozitë është gjithmonë lidhës i të gjithave pjesëve të ekipit”, u shpreh Rolfes.
Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni ende nuk kanë pësuar humbje gjatë këtij sezoni në të gjitha garat dhe ky është objektivi i Xabi Alonsos.
🇩🇪🔴 Leverkusen director Simon Rolfes: "Most influential signing? A key position was Granit Xhaka, as number six. The six is the heart of the game, he’s dominating the rhythm."
— EuroFoot (@eurofootcom) April 25, 2024
"It's the most strategic position. How offensive can we play, how defensive can we play?"
"The… pic.twitter.com/Yelo7QAaPu