Granit Xhaka ndëshkohet me karton të kuq në derbi ndaj Manchester Cityt që në pjesën e parë

| 28 Gus 2021 | 14:32 | Nga

Granit Xhaka është përjashtuar nga ndeshja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, pas një ndërhyrje në Joao Cancelon.

Mesfushori shqiptar ndërhyri me të dyja këmbët ndaj mbrojtësit portugez, ku gjyqtari i takimit, Mark Atkinson, e vlerësoi si ndërhyrje të rëndë, duke e larguar nga loja.

Deri në ato momente rezultati ishte 2-0, ku vendasit shënuan dy herë që në start.

Ilkay Gundogan dhe Ferran Torres shënuan, para se Xhaka të dal nga loja në minutën e 35-të.

City e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 43-të, ku asistimin e Jack Grealish e ktheu në gol Gabriel Jesus, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Të ngjashme