Ndeshja mes Uellsit dhe Zvicrës ka përfunduar me rezultat 1-1 edhe pse zvicranët ishin më të mirë nga fillimi në fund.
Mesfushori shqiptar ishte ndër më të mirët në fushë, por në fund të ndeshjes nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin.
Ai ka shkruar në “Facebook” pas ndeshjes duke thënë se është nder të udhëhoqi Zvicrën si kapiten.
“Gjithmonë një nder ta udhëhoqi Zvicrën, veçanërisht në një turne të madh si ky”.
“Nuk ishte rezultati që donim por do të japim gjithçka për të arritur në fazën tjetër”, ka shkruar Xhaka.
Zvicra ishte në avantazh, por e lëshoi fitoren nga duart. Tani në Grupin A lider është Italia me tri pikë, ndërsa Zvicra dhe Uellsi kanë nga një pikë. Turqia është e fundit pa pikë./