Granit Xhaka ka vendosur të kalojë pushimet në Kosovë duke gëzuar tifozët shqiptarë të Arsenalit dhe tifozët e tij personalë.
Xhaka ka takuar tifozë të shumtë në një bar të Prishtinës duke u dhuruar atyre autografe.
Pas pushimeve në vendlindje Xhaka do të rikthehet në Londër ku do të vijojë stërvitjen me “topçinjtë”.