Granit Xhaka ka zbarkuar mbrëmë në Serbi bashkë me shokët e tij të Kombëtares së Zvicrës.
Nën përcjellje të sigurimit zviceran, por edhe të policisë serbe më pas, futbollisti kosovar u dërgua në Novi Sad, ku sot “Helvetikët” do të përballen me Bjellorusinë.
Mesfushori i Arsenalit ndërkohë e bëri një postim në rrjetet sociale sot nga Novi Sadi, përkatësisht një fllajer, i cili e paralajmëron ndeshjen mes zviceranëve dhe bjellorusëve, e cila do të fillojë në orën 18:00.
Xhaka do të mundohet ta ndihmojë Zvicrën sot për të fituar ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Euro 2024.
Dy futbollistët tjerë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të mungojnë në dy përballjet e këtij muaji shkaku i lëndimit.