Granti i Performancës – MAPL e donatorët ndajnë rreth 8 milionë €, Komunat për 45 ditë do të raportojnë

| 07 Gus 2023 | 11:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka mbajtur konferencë për medie me rastin e hapjes së procedurave për raportim nga Komunat për Grantin e Performancës Komunale, raporton Ekonomia Online.

Florim Arifi sekretar në MAPL, tha se këtë vit vlerësimi do të bëhet në bazë të udhëzimit të ri administrativ.

“Arsyeje pse e kemi bërë këtë thirre në mënyrë më publike është sepse ka hy në fuqi udhëzimi administrativ”.

Përderisa Haxhi Krasniqi, nga Departemaneti për performancë dhe transparencë komunale, tha se komuna i kanë 45 ditë që të raportojnë e më pas do të ketë një vlerësim përmbajtjesore e verifikim.

Ai ka sqaruar se granti do të mbërrijë vlerën rreth 8 milionë euro, ku 4 milionë do të ndahen nga Qeveria e rreth 3.5 milionë nga donatorët e ndryshëm.

“Departamenti për performancë dhe transparencë komunale, lanson thirrjen për vlerësimin e komunave. Kemi tri cikle që kjo pjesë do të vlerësohet është pjesa organizative, thirrja për raportim do të jetë 45 ditë që brenda këtyre ditëve do të kemi një vlerësim paraprak që komunat do t’i raportojnë, pas kësaj do të kemi edhe pjesën e verifikimit kryesor”.

“Granti do të kap shumë 8 milionë, edhe nga donatorët, granti nga Qeveria 4 milionë, kurse donatorët 3.5 milionë euro. Këtë vit kemi rregulla më specifike dhe për herë të parë bëhet rregull ligjor granti i performancës”.

Të ngjashme