Policia e Kosovës është përgjegjëse për veprimet e saj, kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit, dhe unë gjatë një interviste për TV Prva kam thënë se “të gjithë ishin të informuar”, që do të thotë se ky informacion është zbuluar më parë por jo nga KFOR-i.
Kështu ka thënë të hënën, Vincenzo Grasso, zëdhënës i KFOR-it në një intervistë për të përditshmen beogradasa “Danas”.
Ai ka shtuar se kjo forcë në emër të të tjerëve nuk mund të jap informacione dhe specifikoi se nuk kishte asnjë arsye për të reaguar ndaj veprimit të policisë, i kryer me qëllim për të ulur normën e krimit, aksion që shkon në favor të të gjithëve.
“Ky operacion është kryer në komuna të ndryshme të Kosovës, jo vetëm në veri, rezultati i tij ishte arrestimi i disa policëve dhe civilëve të kombësive të ndryshme, dhe për këtë arsye nuk ka pasur konfrontim ndëretnik”, thotë Grasso.