Komiteti i Barazisë Gjinore (KBGJ) kërkon nga qeverisja lokale që të financojë ndërtimin e një monumenti në Gjilan me qëllim që të nderohet kontributi i gruas kosovare në shtetndërtim.
Ndërkaq, shoqëria civile kundërshton kërkesën, ngase, sipas saj, duhet të kursehet buxheti dhe të alokohen mjetet për projekte të rëndësishme për qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Qeverisja lokale vetëm për një vit ka shpenzuar rreth 55 mijë euro për ndërtimin e busteve dhe shtatoreve, të cilat janë vendosur në qytet. Mirëpo për KBGJ-së çështja e financimit duhet të jetë brengë e Komunës e cila sipas tij ka financuar edhe ndërtimin e busteve dhe shtatoreve të cilat janë të vendosura në qendër të qytetit.
Gjylshene Berisha, anëtare e KBGJ-së thotë se kanë pasur takime me kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, ku edhe i kanë parashtruar kërkesën e tyre. Thotë se kryetari kishte përkrahur kërkesën, mirëpo procesi për këtë projekt është në pikën zero.