Vetëm 2 për qind e grave në Kosovë kanë marrë kredi me siguri nga pronat e tyre të paluajtshme dhe kjo shifër është një thirrje për të bërë më shumë sepse e drejta pronësore u ofron grave përfshirjen dhe fuqizimin ekonomik të tyre.
Kështu ka deklarua ambasadori amerikan Gregor Delawie gjatë një kokteji të organizuar me rastin e ditës së gruas ku ishin të ftuara gra ndërmarrëse nga i gjithë vendi.
“Këtu në mesin e grave që për çdo dit po e transformojnë Kosovën për të mirë. Këtë vit Kosova ka përparuar për 13 vende në listën e Bankës Botërore të raportit të të bërit biznes. Muajin e kaluar pata kënaqësinë të flas gjatë lansimit të strategjisë së re nacionale për të drejtat pronësore që ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme në përfshirjen dhe fuqizimin ekonomik të grave në Kosovë. Ju e dini më mirë se unë se mundësit për gra që të kenë pronë ose të trashëgojnë në emrin e tyre i fuqizon ato. 2 për qind e grave kanë marrë kredi nëpër banka në Kosovë me mbështetje nga pronat e paluajtshme. Grave iu duhet të kenë qasje më të mirë për të marr kredi që të fillojnë biznesin e tyre. Dy për qind jo vetëm që është shifër e papërshtatshme dhe e padrejtë por edhe është një thirrje për të bërë më shumë”, ka thënë ambasadori amerikan.
Arjeta Vula, drejtoresha e shoqatës së drurit tha se femrat në industrinë e drurit marrin pjesë me 185 për qind.
“Me avancimin e Teknikës dhe Teknologjisë është bërë e mundur që femrat të gjejnë veten në këtë industri në çdo operacion qoftë tek prodhimi apo tek pjesët e tjera menaxheriale. Meqenëse do të fokusohemi tek roli i gruas në këtë industri inkurajoj të gjitha femrat që dëshirojnë të punojnë në industrinë e përpunimit të drurit të mos hezitojnë të përmirësojnë njohurit e tyre përmes një praktike dhe më pas të involvohen si të punësuara në këtë industri” theksoi ajo.
Ndërsa Nora Zhvilivoda, drejtoreshë e Shoqatës së Tekstilit tha se në Kosovë ende nuk është arritur qe gruaja te ketë përfshirje apo udhëheqje te plotë në këtë industri sepse pavarësisht se femrat janë ne pozita menagjeriale prapë se prapë vendimet i marrin burrat.
Në Kosovë ende nuk është arritur një numër i kënaqshëm me gjithë faktin se rreth 50 për qind e femrave kanë pozita menagjeriale por prapë se prapë vendimet merren nga burrat. Besoj që në një të ardhme të afërt që tek ne të arrihet që kjo industri të udhëhiqet komplet nga femrat.
Të pranime ishin shumë përfituese të grandeve dhe programeve të cilat mbështeten nga USAID.